Opozita, pa alternativë për kryenegociatorin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Tri paritë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, e vlerësojnë presidentin Hashim Thaçi si të papranueshëm për kryenegociator për fazën finale me Serbinë. Megjithatë partitë opozitare nuk po japin emra se kush duhet ta drejtojë këtë processhkruan sot gazeta “Zeri“.

Ndonëse partitë opozitare vazhdimisht deklarohen se nuk e duan presidentin Hashim Thaçi si kryenegociator në dialogun Kosovë – Serbi, ato nuk po pranojnë të propozojnë emër tjetër për kryenegociator. Presidenti Hashim Thaçi, duke komentuar kundërshtimin që po vjen nga opozita, me ironi ka thënë se është në gjendje që detyrën e kryenegociatorit t’ia dorëzojë shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike Avdullah Hotit.

Në anën tjetër, zyrtarët e kësaj partie nuk kanë dashur të tregojnë nëse LDK-ja do të pranonte ta drejtonte delegacionin kosovar.

Ndërkaq deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë për gazetën “Zëri” se Kuvendi duhet të vendosë për kryenegociatorin, por nuk kanë dashur të flasin se kush do të ishte njeriu i duhur për detyrën e kryenegociatorit. Ndërsa nga Partia Socialdemokrate kanë thënë për “Zërin” që i qëndrojnë mbrapa kërkesës së tyre për seancë të jashtëzakonshme.

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke mos dashur të komentojë se a do ta pranonte një detyrë të tillë, për gazetën “Zëri” ka thënë se presidenti Thaçi me deklarime të tilla është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...