Klubi anglez transferon yllin e Dinamo Zagrebit

PUBLIKUAR

Leicester City kanë arritur marrëveshje me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit Filip Benkovicit. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, e cila e mbanë në Angli deri në vitin 2023.

Leicester City e transferoi yllin kroat për 14.5 milionë euro. Në garë për të ishin edhe klube të tjera të mëdha, ndër të cilat më së shumti interesim kishte shprehur Chelsea, përcjell Gazeta Express.

“Do të jap gjithë zemrën time për këtë klub, për të gjithë tifozët, për të gjithë. Shpresoj se do të kemi rezultate të mira këtë sezon”, ka thënë 21-vjecari për faqen zyrtare të klubit.

Leicester City e fillon të premten sezonin e ri të Premierligës me ndeshjen kundër Manchester Unitedit. Kjo do të jetë ndeshja hapëse e sezonit të ri. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...