Trajneri portugez i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se klubi i tij nuk do të transferojë lojtarë të tjerë në këtë afat kalimtar.
Afati kalimtar i verës për klubet angleze mbyllet sot. Në konferencën për shtyp, Mourinho ka treguar se sipas informatave që ka ai, klubi nuk do të blejë lojtarë të ri sot dhe se ai do të fokusohet te lojtarët që ka në dispozicion.
“Sipas informatave që kam unë, jo [nuk do të ketë transferime të tjera], nuk besoj se do të ketë diçka. Afati kalimtar mbyllet sot, kështu që të paktën nuk do të më duhet të mendoj për këtë gjë”, ka thënë strategu portugez.
Manchester Unitedi gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar mesfushorin brazilian Fred, mbrojtësin Diego Dalot dhe portierin Lee Grant. Ata kanë qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi si Toby Alderweireld, Harry Maguire dhe Yerry Mina, por nuk kanë arritur ta kompletojnë asnjërin nga këto transfere. /Gazeta Express/


