​Presidenti i Romës i zbulon prapaskenat e transferimit të Salah në Liverpool

PUBLIKUAR

Roma nuk kishte zgjedhje tjetër përpos të lejonte transferimin e sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, në Liverpool verën e kaluar. Kështu të paktën thotë presidenti i klubit italian, James Pallota.

Presidenti James Pallota, në një intervistë me Kostas Manolas dhe Justin Kluivert, e bëri të ditur se klubi ishte dashur t’i dorëzohej kërkesës për largim të Salah, pasi që kontrata e tij përfundonte vitin e ardhshëm, përcjell Gazeta Express.

Salah i shit për 42 milionë euro në Anfield në qershor të vitit 2017, dhe shënoi 44 gola në sezonin e tij debutues me Liverpoolin.

“Mua më pëlqente me të vërtetë Salah. Shumë njerëz nuk e dinë se ne kishim zgjedhje tjetër, u detyruam ta shesim”, ka thënë Pallota.

“Ai kishte vetëm edhe një vit me ne në kontratën e tij dhe dëshironte të largohej për të shfaqur talentin e tij në Premierligë. Ishte e vështirë!”.

Sulmuesi nga Egjipti më herët kishte luajtur për Chelsean, ku kishte dështuar të shfaqte aftësitë e tij. Ai i kishte shënuar vetëm dy gola në dy sezone me klubin anglez. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...