​Navas nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi

PUBLIKUAR

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, nuk ka dëshirë të largohet nga klubi madrilen, përkundër transferimit të portierit Thibaut Courtois nga Chelsea.

Dje, Real Madridi përmes faqes zyrtare ka lajmëruar transferimin e fituesit të “Dorezës se artë” në Botëror, portierit Thibaut Courtois, transmeton Gazeta Express.

31-vjeçari nga Kosta Rika e ka bërë të qartë që ai nuk dëshiron të largohet, duke thënë se për të largimi nga “Los blancos” është po aq tërheqës sa vdekja.

“Sigurisht, dhe e them këtë me bindje, kam po aq dëshirë ta largohen sa kam dëshirë të vdes”,  ka thënë Navas.

Navas iu bashkua klubit madrilen nga Levante në vitin 2014, kur gjigantët spanjollë e kishin aktivizuar klauzolën e tij. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...