Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic, është vetëm një hap larg transferimit në Chelsea për sezonin e ardhshëm.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje që Kovacici të shkojë në Chelsea si huazim. Pas kësaj marrëveshjeje, pritet që klubi londinez dhe mesfushori të pajtohen për një kontratë, e cila do t’i kënaqë të gjithë, transmeton Gazeta Express.
Kroati do të ketë mundësinë të jetë titullar në skuadër, Chelsea do të përforcojë mesfushën dhe Real Madridi do të ketë nën kontroll të ardhmen e lojtarit.
Marrëveshja u arrit herët këtë mëngjes pasi që Kovacici refuzoi të ushtronte së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit. Pas marrëveshjes, kroati ushtroi i ndarë prej skuadrës në një pjesë të izoluar në kompleksin e klubit.
E gjitha kjo pritet të bëhet zyrtare gjatë orëve të ardhshme. /Gazeta Express/


