Sassuolo e ka bërë një ofertë 12 milionë euro për mbrojtësin e Bracelonës, Marlon, shkruan Mundo Deportivo.
Marlon për pak sa nuk iu bashkua West Hamit në fillim të kësaj vere, dhe tani ai do t’i shqyrtojë opsionet për të ardhmen e tij.
Klubi italian dëshiron që të merr pjesë në garat evropiane, dhe ka filluar që të përforcohet me lojtarë të mirë, ata transferuan edhe ish-lojtarin e Milanit, Kevin Prince Boatengin nga Eintracht Frankfurti. /Gazeta Express/


