​“Manchester City favorit për të fituar përsëri titullin e Premierligës”

PUBLIKUAR

Sulmuesi brazilian i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, e konsideron skuadrën e tij favorite për ta fituar titullin e Premierligës edhe këtë sezon.

Dje City siguroi trofeun e parë të sezonin, duke e fituar FA Community Shield kundër Chelseat. Sezonin e kaluar, ata fituan Premierligën me 19 pikë më shumë se klubi në vendin e dytë, Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.

Ylli brazilian Jesus, i cili së fundi ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin, beson se City do ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.

“Manchester City mund të konsideron favorit për shkak se jemi kampionët aktual”, ka thënë Jesus.

“Ne duhet të bëjmë atë që e bëmë sezonin e kaluar, dhe të mbajmë mend se gjërat e mira që ne kemi bërë dhe ato që fatkeqësisht nuk funksionuan. Ne duhet të mësojnë nga ato, dhe ta bëjmë këtë sezon më të mirë se të kaluarin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...