Mourinho zhgënjen tifozët e Unitedit, paralajmëron stinor të vështirë

PUBLIKUAR

Jose Mourinho ka frikë se skuadra e tij do ta ketë një stinor të vështirë nëse nuk përforcohet me ndonjë transferim para se të mbyllet afati kalimtar.
Pas humbjes në miqësoren kundër Bayern Munichut, ai ka dhënë një intervistë për MUTV, përcjellë Gazeta Express.

“Klubi e di se çfarë dua unë. E di që drejtuesit dëshirojnë ta bëjnë më të mirën për mua dhe kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për të pritur se çfarë do të ndodhë”.

“Klubet e tjera të cilët do të garojnë me ne janë shumë të forta dhe kanë ekipe fantastike, si Chelsea, Tottenhami ose Manchester City, po ashtu edhe Liverpooli, i cili është duke blerë gjithçka”.

“Dhe nëse nuk e bëjmë skuadrën tonë më të mirë, atëherë do të jetë një stinor i vështirë për ne”, ka thënë portugezi. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...