​Liverpooli pritet të jetë në ‘Grupin e vdekjes’ të Ligës së Kampionëve

PUBLIKUAR

Për shkak se përfunduan në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, Liverpooli rrezikon të jetë në “Grupin e vdekjes” në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Finalistët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve mund të përfundojnë në të njëjtin grup me Barcelonën ose Real Madridin dhe Borussia Dortmundin ose Interin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo nuk i ka frikësuar as tifozët e as drejtuesit e klubit, pasi që ata mendojnë se të tjerët duhet të frikësohen nga Liverpooli.

Grupi në të cilin do të jetë Liverpooli varet nga rezultati i ndeshjes mes Benficas dhe Fenerbahces. Nëse Fenerbahce e fiton këtë ndeshje, atëherë Liverpooli do të ballafaqohet me klube më të vogla në grup. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...