Arturo Vidal i ka dhënë lamtumirën Bayern Munichut, pasi u transferua në Barcelonë.
Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Barçën, kanë mbetur për t’u kryer vetëm testet mjekësore, derisa Bayern nga kjo shitje do të fitojë 20 milionë euro.
“Faleminderit të gjithë tifozëve të FC Bayern”, tha Vidal në letrën lamtumirëse të publikuar në sajtin e klubit.
“Me të vërtetë e kam shijuar kohën në Munich. Dua ta falënderoj klubin që më dha një tjetër mundësi për një aventurë të re në Barcelona”, shtoi ai.
Vidal iu bashkua Bayernit nga Juventusi më 2015 pas humbjes në finale të Champions League nga Barcelona.
Ai shënoi 22 gola dhe dhuroi 18 assiste në 124 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar tre trofe të Bundesligas. /Gazeta Express/


