Konfirmohet interesimi i Chelsea për Ruganin

PUBLIKUAR

Chelsea, tani me trajner të ri maurizio Sarrin, ka interesim për shumë lojtarë të Serie A

Pasi nënshkruan me Jorginhon, Sarri tani dëshiron të sjell edhe disa lojtarë të tjerë në Londër nga Serie A.

Lojtari më i ri i Milanit, sulmuesi Gonzalo Higuain ka konfirmuar që Sarri ishte interesuar për të, kurse nuk është sekret që Blutë e Londrës tani kërkojnë një lojtar tjetër të Juves, Daniele Rugani.

Davide Torchia, agjent i Ruganit ka folur pak për këtë çështje në Radio Kiss Kiss.

“E ardhmja? Mirë, nuk mendoj që Juve dëshiron ta shet Danielen. Sarri po përpiqet ta transferoi atë që tri vite dhe sigurisht dëshiron që ta merr edhe në Chelsea. Edhe për këtë, Juve gjithmonë ka dëgjuar atë që e dëshiron Rugani dhe vendimi i tyre për ta shitur Caldaran të Milani në vend të Danieles, tregon shumë”.

Sarri dhe Rugani kanë punuar bashkë gjatë ditëve të tyre në Empoli derisa Chelsea ka bërë ofertë 45-50 milionë euro për të kohëve të fundit, ofertë që është refuzuar nga Juve. Me Caldaran e larguar tani, mundësi që Rugani të largohet, megjithatë janë shumë, shumë të vogla. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...