Arturo Vidal i është bashkuar Barcelonës nga Bayern Munichu në një marrëveshje tri vjeçare pasi që dy klubet kanë arritur marrëveshjen për transfer.
31 vjeçari pritet që ti kompletoi testet mjekësore në ditët në vijim derisa mësohet se Barcelona i ka siguruar shërbimet e kilianit pasi që ka paguar 20 milionë euro.
“FC Barcelona dhe FC Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje për transferin e lojtarit Arturo Vidal”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Barçës.
“Marrëveshje me Arturo Vidal është për tri sezonet e ardhshme derisa testet mjekësore janë shtyrë për ditët në vijim. FC Barcelona do të ju informojmë për arritjen dhe paraqitjen para mediave të lojtarit”. /GazetaExpress/


