Zëvendës-presidenti i Juventusit dhe legjenda e futbollit, Pavel Nedved, ka thënë se klubi do të bëjë bërje të tjera në afatin kalimtar të kësaj vere.
Nedved është pyetur për blerje të tjera të Juventusit pas transferimit të Ronaldos dhe Bonuccit, transmeton Gazeta Express.
Ai tha: “Blerjet tona nuk kanë përfunduar ende”.
“Champions League? Në Juve është gjithnjë, them gjithnjë, qëllimi ynë kryesor”.
Tuttosport thotë se Paul Pogba ose Sergej Milinkovic-Savic mund të jenë transferimet e mundshme të ‘Zonjës së Vjetër’. /Gazeta Express/


