Sarri i pakënaqur me Willianin

PUBLIKUAR

Braziliani Willian nuk i është bashkuar në kohë skuadrës së Chelseat, pas përfundimit të Kupës së Botës. Trajneri i ri i klubit londinez, Maurizio Sarri, nuk është i kënaqur me këtë veprim të lojtarin të tij dhe për këtë arsye dëshiron të flasë drejtpërdrejtë me të.

E ardhmja e Willianit me Chelsean është vënë në dyshim këtë verë pas interesimit nga klubet si Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi. Megjithatë, arsyeja e vonesës së tij raportohet të jetë një problem me pasaportën dhe jo për shkak të një transferimi, transmeton Gazeta Express.

“Dua të flas me të para se të përgjigjem në këto pyetje. Unë dua të flas me të. Nuk jam i lumtur me këtë situatë, por para se të përgjigjem, dua të flas me të”, ka thënë Sarri, kur u pyet për vonesën e brazilianit.

Kur u pyet nëse situata ishte e çuditshme, ai u përgjigj vetëm duke thënë: “Po”

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...