Batshuayi është synimi i ri i Atletico Madridit

PUBLIKUAR

Atletico Madrid e di se një sulmues i ri do të përfundonte më sukses aktivitetin e tyre këtë afat kalimtar, derisa ata janë hyrë në garë për ta transferuar Michy Batshuayi

Një ndër fytyrat e reja që mund të vinë tek Atletico është edhe huazimi i Nikola Kalinic pasi që shihet si një plus tek pronarët e rinj të AC Milan, por Atletico ka edhe synime të tjera.

Olivier Giroud është një alternative nëse dështon kroati por tash kësaj liste i është bashkuar Batshuayi, i cili shënoi golin e fitores se Chelsea kundër Atleti në “Estadio Wanda Metropolitano”, në sezonin e kaluar gjatë përballjes se tyre në fazën e grupëve të Ligës se Kampionëve.

Belgu i përshtatet dëshirave të Atleticos; ai është një golashënues i dëshmuar, më përvojë në Europë dhe i gatshëm për huazim.

Thuhet se ende nuk kanë hequr dorë nga Kalinic derisa Higuain pritet që të zyrtarizohet nesër në Milan. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...