Klubi letrar “ Fazli Grejçevci” mbajti orë letrare dhe promovoi dy libra të rinj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e kuvendit në Lipjan, Klubi letrar “ Fazli Grejçevci, mbajti orë letrare dhe promovoi dy libra të krijuesve të rinj lipjanas.

Në kuadër të javës së kulturës, që nga një qershori deri me katërmbëdhjetë qershor, drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, në komunën e Lipjanit, po shënon “ ditët e kulturës” me aktivitete të shumta.

Sot në sallën e kuvendit të komunës së Lipjanit, klubi letrar “ Fazli Grajçevci” i cili funksionin në kuadër të komunës, mbajti orë letrare dhe promovoi librat e krijueseve të rinj lipjanas ; “ Kam mall për ty” të autores , Krenare Luma dhe “ Bota fëmijërore” të autores, Dionitë Reçica.

Në këtë rast, nënkryetari i komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli, duke uruar krijuesit e rinj, për veprat e tyre, ai po ashtu uroi Klubin letrar “ Fazli Grajçevci” për dhjetëvjetorin e themelimit.

Ndërsa, Abduall Troshupa, kryetari i Klubit letrar “ Fazli Grajçevci” , tha se sot u bënë dhjetë vite qyshkur është themeluar Klubi letrar .

“ Klubi letrar dita e ditës po begaton jetën kulturore dhe po arrin suksese në lëmin e krijimtarisë në komunën tonë, duke përkrahur, autorë të rinj” , është shprehur Troshupa .

Ndërkaq, juria profesionale, në përbërje të Nuhi Vincës, Sabit Jahës nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtarit nga klubi letrar, Ibush Reçica, ndan çmimet për nxënësit pjesëmarrës në orë letrare.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...