Mediat italiane: Modric te gjiganti i Serie A

PUBLIKUAR

Mediat të shumta italiane raportojnë se Interi është duke u përpjekur ta transferojë yllin e Real Madridit, Luka Modricin.

Mesfushori 32-vjeçar u shpall lojtari më i mirë në Kupës së Botës Rusia 2018 për paraqitjet e tij të shkëlqyera me Kroacinë, dhe konsiderohet ndër lojtarët më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNews, zikaltrit i kanë kontaktuar agjentët e Modricit, të cilët janë të hapur për transferimin e ish-yllit të Tottenhamit në Inter.

Çfarëdo marrëveshje për Modricin do të jetë e vështirë, megjithatë, dhe kjo vetëm për shkak të pagës së tij të lartë, ama Interi këmbëngul ta bëjë këtë të mundur.

Sky raporton se Modric është arsyeja pse marrëveshja për Arturo Vidalin nuk është bërë ende zyrtare, sepse Interi dëshiron ta dijë nëse është e mundur të kalohet në negociata konkrete për kroatin. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...