Real Madridi nis kontaktet me dy superyjet e Premierligës

PUBLIKUAR

Real Madridi i ka nisur kontaktet për transferimin e mundshëm të dyshes së Premierligës, Mohamed Salahut dhe Harry Kane, gjatë këtij afati kalimtar.

Pasi e humbi Cristiano Ronaldon dhe dështimit të afrimit të Eden Hazardit dhe dyshes së Paris Saint-Germainit, Neymarit dhe Kylian Mbappes, kampioni evropian tani ka vendosur ta kthejë vëmendjen kah dy yje tjera, transmeton Express.

Mohamed Salah dhe Harry Kane janë dy futbollistët që i interesojnë Realit për fazën e sulmit.

Drejtuesit e gjigantit spanjoll i kanë kontaktuar ndërmjetësit e dyshes për të kuptuar më shumë rreth mendimit të tyre për një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, Salah është i lumtur dhe përkushtuar ndaj Liverpoolit pasi sapo ka nënshkruar kontratë të re, derisa Harry Kane ka qenë indiferent ndaj Realit. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...