Arturo Vidali ka arritur marrëveshje me Interin për kushtet personale, duke e afruar edhe më shumë largimin e tij nga Bayern Munich.
Kiliani është i gatshëm të nënshkruajë kontratë trevjeçare me zikaltrit, me pagë vjetore prej 5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Sipas burimeve të ndryshme të mediave italiane, edhe dy klubet janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes, gjithashtu.
31-vjeçari duket i gatshëm të kthehet në Serie A në bazë të një marrëveshjeje për huazim njëvjeçar, me Interit që obligohet ta blejë atë përfundimisht verën e ardhshme.
Çmimi i përgjithshëm i marrëveshjes, e cila përfshinë pagesat për huazimin fillestar dhe blerjen përfundimtare, pritet të jetë mes 20 dhe 25 milionë euro./Gazeta Express


