Fergusoni zgjidhet trajneri më i mirë i të gjitha kohërave

PUBLIKUAR

Në një sondazh të Sport Bible, Sir Alex Fergusoni mori 77 përqind të votave, duke u konsideruar kështu trajneri më i mirë i të gjitha kohërave. Kjo përqindje tregon sa mbizotërues ishte ai gjatë kohës si trajner i Manchester Unitedit.

Në këtë sondazh votuan mbi 30 mijë persona, 11 përqind prej të cilëve e votuan Pep Guardiolan, 8 përqind Brian Cloughin dhe 4 përqind për Johan Cruffin. Ky sondazh u bë në rrjetin social Twitter.

76-vjeçari skocez e fitoi 13 herë titullin e Premierligës, pesë herë Kupën FA dhe dy herë Ligën e Kampionëve. Këta tituj, ai i fitoi gjatë 26 vjetëve me Manchester Unitedin. Ai u pensionua vetëm dy jave pasi fitoi titullin e Premierligës. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...