Ish-bashkëlojtari i Shaqirit e paralajmëron Liverpoolin: Xherdani në situatat më vendimtare s’e ndihmon ekipin

PUBLIKUAR

Charlie Adam, ish-bashkëlojtar i Xherdan Shaqirit, e ka paralajmëruar Liverpoolin për sjelljen e shqiptarit, i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës.

Adami e ka përshkruar Shaqirin si një ndër lojtarët më të mirë, i cili e meriton të jetë në një klub si Liverpooli, por e ka vënë në dyshim angazhimin e tij në pjesët më të rëndësishme të sezonit, transmeton Gazeta Express.

“Ai është një lojtar i madh, në disa pjesë të sezonit ai luajti mirë për në. Ama, në situatat vendimtare, ai nuk shfaqej [nuk ndihmonte] kur ne kishim nevojë më së shumti dhe kur mbroheshim në betejën për të mbijetuar [në Premierligë]”, ka thënë Adam.

“Ai është lojtar që mund të ta fitojë ndeshjen, por nganjëherë ishte e vështirë të luash në një ekip me të. Trajneri e lejonte atë të bënte gjëra të tilla”.

Shaqiri u transferua këtë verë në Liverpool për rreth 15 milionë euro.  /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...