“Malcom? Përse ta përshëndes kur s’kam dëgjuar për të asnjëherë!”

PUBLIKUAR

Jo të gjithë kanë dëgjuar për blerjen më të re të Barcelonës, anësorin brazilian Malcom, të paktën kështu pohon qendërmbrojtësi i Romës, greku Kostas Manolas.

Manolas ka pohuar se nuk kishte dëgjuar kurrë për Malcomin, duke thënë se para se ai t’i bashkohej Barçës, bile as emrin s’ia dinte, transmeton Gazeta Express.

Greku s’ka qenë në disponim ta diskutojë Malcomin, pasi anësori i shumë vlerësuar e refuzoi Romën në momentet e fundit për t’i bashkuar kampiones së La Ligës.

Malcom pritej ta kompletonte kalimin në Romë nga Bordeaux, por pak para se kjo të finalizohej, Barcelona ndërhy papritmas dhe ia rrëmbeu atë italianëve për 41 milionë euro.

Malcom do të luajë kundër Romës në një ndeshje të International Champions Cup sot pasmesnate.

“Nuk e di kush është ai, nuk e njoh”, tha Manolas, i pyetur në Dallas për Malcomin.

“Nuk ia dija as emrin para se të nënshkruante për Barcelonën”.

“S’kam arsyeje ta përshëndes. Ai nuk deshi të vinte te Roma, prandaj më mirë që ka shkuar në Barçë”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...