West Ham janë të interesuar që të ri-nënshkruajnë me mesfushorin e Portugalisë si huazim Joao Mario, raporton Gazetta dello Sport.
Mario, i cili kaloi gjysmë sezonin e dytë në huazim në London Stadium, i është dhënë leje nga Interi që ta qartësoi të ardhmen e tij pasi që ai nuk është në planet e Luciano Spallettit për këtë sezon.
25 vjeçari ende nuk ka gjetur blerësit e tij, derisa ish klubi i tij Sporting Lisbon dhe Real Betis po ashtu i duan shërbimet e tij.
Betis e kishte kërkuar atë në huazim por Interi dëshiron që ta shet atë për 30 milionë euro për t’u liruar nga një shumë e borxhit që është obligative me rregulla të fair-play financiar. /GazetaExpress/


