Trajneri i Bayern Munichut e konfirmon të ardhmen e Lewandowskit

PUBLIKUAR

Nico Kovac, trajneri i Bayern Munichut, ka treguar se sulmuesi Robert Lewandowski nuk do të largohet këtë verë nga kampioni gjerman.

Agjenti i polakut kishte thënë se klienti i tij ishte duke menduar për një largim të mundshëm këtë verë, pas spekulimeve se Real Madridi është duke kërkuar shërbimet e tij. Por, strategu kroat e ka bërë të ditur se Bayern Munichu nuk do ta lejojë shitjen e sulmuesit, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka asgjë të re me Lewandowskin, është e qartë se ai nuk do të largohet nga ky klub pasi që ai është një ndër sulmuesit më të mirë dhe ne normalisht që nuk duam të heqim dorë nga ai”, ka thënë trajneri kroat.

“Ne duam të arrijmë shumë me të. Ai është futbollist i mrekullueshëm, i cili ka fituar shumë në Bundesligë, ka shënuar shumë gola dhe tani, në sezonin e ri, do të shënojë prapë shumë gola të tjera”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...