Klopp: Nëse ke diçka për t’më thënë, ma thuaj në fytyrë!

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar se nuk është aspak i dhënë pas rrjeteve sociale. Sipas tij, vendimi më i mirë që e ka marrë në jetë është të mos i përdorë këto rrjete.

Gjermani është kritikuar disa herë nga tifozë të futbollit, sidomos për shkak të rekordit të tij për humbjen e finaleve dhe mungesën e titujve. Gjatë karrierës së tij, ai ka humbur 6 finale, ndërsa me ekipin e Liverpoolit i ka humbur 2 të tilla, transmeton Gazeta Express.

“Shiko, mendoj se vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time është të mos i përdori rrjetet sociale”, ka thënë Klopp.

“Unë nuk i lexoj komentet në rrjetet sociale. Nëse njerëzit më kritikojnë në rrjete sociale, ata mund të shkruajnë çfarëdo që duanë dhe kjo nuk do të më pengojë kurrë pasi që unë nuk i lexoj ato komente. Ju më tregoni se ata po e shkruajnë këtë në rrjetet sociale, por unë nuk i lexoj këto”.

“Unë nuk mendoj se duhet t’i dëgjojmë njerëzit që nuk e tregojnë fytyrën e tyre. Nëse dëshironi të më thoni se nuk jeni të lumtur me mua, atëherë ma thoni në fytyrë e mos e shkruani në facebook me telefonat e juaj të mençur”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...