Galatasaray ka arritur marrëveshje me Milanin për huazimin e sulmuesit portugez Andre Silva.
Sipas Fanatik, është arritur një marrëveshje mes dy klubeve që Silva ta kalojë sezonin e ardhshëm në Gala, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, klubi turk paralajmëron se 22-vjeçari ende nuk e ka dhënë aprovimin e tij për këtë marrëveshje, dhe se nuk ka lënë të kuptohet se e pëlqen idenë.
Portugezi i ka shënuar vetëm dy gola në Serie A sezonin e kaluar duke dështuar totalisht ta arsyetojë shumën prej mbi 40 milionë euro që Milani pagoi për të një vit më parë.
Si pasojë, ai mund të konsiderohet si pjesë e planit të klubit për ta ristrukturuar skuadrën. /Express/


