Salah flet për lëndimin e krahut para fillimit të sezonit të ri

PUBLIKUAR

Mohamed Salah ka thënë se tani ndihet plotësisht i shëndoshë dhe se e ka rimarrë veten nga lëndimi i krahut, të cilin e vuajti pas një ndërhyrjeje të ashpër të Sergio Ramosit në finale të Ligës së Kampionëve në maj.

Egjiptiani 26-vjeçar është rikthyer në stërvitje me skuadrën javën e kaluar pas Kupës së Botës me Egjiptin, si dhe bëri paraqitjen e parë parasezonale për Liverpoolin me një gol kundër Manchester Cityt në International Champions Cup, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi ka pasur një sezon të parë shumë të shquar në “Anfield”, duke i shënuar 44 gola dhe duke marrë lëvdata të mëdha për paraqitjet e tij, sukses ky që iu shpërblye me çmimin Lojtari i Vitit në Premierligë.

Pak javë para fillimit të Premierligës, ai ka folur rreth këtij lëndimi.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Ndihem mirë dhe krahun e kam shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në skuadër”, tha Salah për Liverpool TV. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...