Ferronikeli kampion i Kosovës PUBLIKUAR 07/06/2015 LipjaniNews.com Skuadra e Ferronikelit ka bërë një arritje të madhe duke fituar titullin e parë në histori të klubit. Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri fantastik Gani Sejdiu kanë kaluar edhe pengesën e fundit e quajtur Prishtinë për të arritur tek titulli i parë i kampionit. ‘Nikli’, arriti të barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, dhe një pikë i mjaftonte për tu shpallur kampion të Kosovës. Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 22-të, kur pas një harkimi në zonë nga Qemail Elshani, mesfushori Behar Maliqi shënoi për 1-0. Në pjesën e dytë Ferronikeli shënoi edhe një herë kur kësaj radhe realizoi kapiteni Lapidar Lladrovci për 2-0. Prishtina arriti të barazonte me dy golat e Labinot Osmanit. Ndërkohë Besa ka arritur të shënoi fitore 3-1 në Gjakovë me tre golat e Mark Milicajt por vetëm për pozitën e dytë. Në ndeshjet tjera, fitore kanë shënuar vendasit. Drenica mposhti minimalisht 1-0 Trepçën, Ferizaj me të njëjtin rezultat arriti ta mposhtë Kosovën e Vushtrrisë ndërsa Drita në Gjilan mposhti 2-1 Trepçën 89. Ndeshja e vetme që përfundoi pa gola ishte ajo mes Istogut dhe Hajvalisë. Nga elita e futbollit kosovarë do të bien Trepça dhe Ferizaj, ndërsa në barazh do të luajnë Vëllaznimi dhe Drita. Ferronikeli – Prishtina 2-2 Vëllaznimi – Besa 1-3 Drita – Trepça ’89 2-1 Drenica – Trepça 1-0 Ferizaj – Kosova (V) 1-0 Istogu – Hajvalia 0-0 /Telegrafi/ SHIKO MË SHUMË SPORT Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së... 03/10/2026 SPORT Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos! Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë... 29/09/2026 SPORT Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,... 30/08/2026