Barca konfirmon: E duam Pogban

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu konfirmoi se klubi i tij është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Pogba ishte i përfshirë në humbjen e skuadrës së tij ndaj Barcelonës në finale mbrëmë.

Edhe pse Barça është e suspenduar që të bëjë transferime deri në vitin 2016, Bartomeu për Telefoot ka zbuluar se 22 vjeçari është një nga lojtarët kryesorë që kërkon Barcelona.

“Është e vërtetë se Pogba është një nga lojtarët që e kërkojmë më së shumti, por nuk mund të them më shumë”, deklaroi Bartomeu.

“Ne nuk mund të transferojmë lojtarë të rinj deri në janar, andaj nuk mund të flas më shumë për këtë temë”, theksoi ai.

Pogba iu bashkua Juves si lojtar i lirë në vitin 2012 nga Manchester United. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...