Drita është duke fituar ndaj Dudelange pas 45 minutave të parë në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues për Evropa Ligë në Luksemburg, me golin e vetëm të shënuar nga Xhevdet Shabani.
Kampionia e Luksemburgut dhe homologia e saj nga Kosova, Drita, e mbyllen pjesën e parë me rezultat 0-0 në stadiumin “Jos Nosbaum” në Dudelange, raporton Gazeta Express.
Vendasit e nisen më mirë ndeshjen duke rrezikuar seriozisht, por goditja e Perezit u bllokuar nga mbrojtja e Dritës kur akrepat shënonin një çerek lojë.
Rasti më i mirë i Dritës erdhi në minutën e 28-të , por Shabani e huqi cakun e portës.
Dudelange e vazhdoi dominimin ndaj Dritës e cila u mbrojt fuqishëm duke e mbajtur rrjetën e portës të paprekur.
Shabani e lëshoi edhe një rast tjetër të mirë për klubi nga Gjilani, rreth dy minuta pa përfunduar takimi.
Drita e shtoi dominimin ndaj Dudelange në 15 minutat e fundit duke krijuar më shumë raste dhe tentuar në drejtim të portës.
Ky dominim i vonshëm i Dritës u kurorëzua me gol nga Shabani në fund të pjesës së parë./Express/


