Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal, ka pohuar se Raul Gonzalez është lojtari më i mirë në histori të klubit madrilen, duke e shmangur një emër të madh si Cristiano Ronaldo.
Në një emision të BEIN SPORTS USA përballë një paneli, Carvajal zgjodhi Raulin, duke i shmangur Ronaldon dhe Alfredo Di Stefanon, me këtë të fundit që ishte zgjedhja e disa prej penalistëve, transmeton Gazeta Express.
Carvajal ka luajtur përkrah Ronaldos në dekadën e fundit dhe ka qenë dëshmitar i rekordeve të jashtëzakonshme të portugezit në fanellën e Realit.
“’Ai [Raul] është lojtar që ka dalë nga akademitë e klubit dhe futbollist që ka fituar gjithçka mbi baza të punës dhe përpjekjeve”, ka thënë Carvajal.
“Nuk mendoj se ai ishte më i shpejti, as lojtari që ka ditur ta kontrollojë topin më së miri, as më i miri me kokë, por ai ka bërë gjithçka në mënyrë të drejtë”, shtoi ai.
“Për golat që i ka shënuar për Real Madridin, për mua ai është lojtari më i shquar i klubit”, theksoi ai.
Rauli është larguar nga Real Madridi në vitin 2010, tri vite para se Carvajal të debutonte zyrtarisht për Los Blancos. /Gazeta Express/


