Unitedi mposht Milanin në penallti

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e siguroi fitoren e parë në International Champions Cup pasi e mposhti Milanin përmes penalltive 9-8.

Rezultati i kohës së rregullt ishte 1-1 me golat e Alexis Sanches në minutën e 12’ dhe Susos, i cili shënoi tre minuta më vonë për skuadrën e Gattusos, shkruan Express.

Ndeshja ishte e hapur nga të dyja skuadrat të cilat kishin mundësinë për ta fituar lojën e parë në ICC, e që më pas e fitoi Manchester Unitedi me anë të penalltive.

Milani në ndeshjen e radhës parasezonale do të takohet me Tottenhamin më 1 gusht, ndërsa Manchester Unitedi do të luajë kundër Liverpoolit më 28 korrik. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...