Raportohet se Milani dhe Juventusi janë duke diskutuar një marrëveshje të mundshme për shkëmbimin e qendërmbrojtës Mattia Caldara dhe Leonardo Bonucci.
Ditëve të fundit është raportuar se Bonucci dëshiron të kthehet në Torino, vetëm 12 muaj pasi e braktisi klubin për t’u bërë kapiten i kuqezinjve, transmeton Gazeta Express.
Sky Sport Italia raporton se dy klubet janë duke e diskutuar një marrëveshje shkëmbimi, në bazë të së cilës Caldara do të kalojë në “San Siro”, ndërsa Bonucci në drejtimin e kundërt.
Megjithatë, Juve insiston se Milani duhet të paguajë një shumë plus ta ofrojë Bonuccin, derisa Milani e do një shumë plus Caldaran për Bonuccin. /Gazeta Express/


