A do të transferohet Messi në Inter? Konfirmon gjithçka legjenda e klubit

PUBLIKUAR

Legjenda dhe njëherit të zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur për një transferim të mundshëm te Leo Messit te klubi zikaltër.

Spekulimet për një kalim të Messit te Interi filluan me deklaratën e pronarit të Pirellit, sponzorit të gjigantit italian.

Por, ky transferim nuk do të ndodhë, sipas Zanettit.

“Nuk ka asnjë bazë të vërtetë në këtë lajm. Eshtë një çmenduri. Vetëm një i marrë mund ta mendojë apo ta besojë”, tha Zanetti.

Ai po ashtu foli edhe për të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi.

“Icardi qëndron te Inter, te ne është shumë mirë dhe shumë i lumtur. Sapo të mbyllet merkato do të nisim bisedimet me të për rinovimin e kontratës dhe do t’i propozojmë një marrëveshje të re që unë besoj se do ta pranojë,” ishin fjalët e kapitenit zikaltër për Fox Sports Argentina. /Insporti

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...