Evertoni ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Watfordit, Richarlison
Skuadra angleze, Everton ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin brazilian, Richarlison, i cili u ka kushtuar 50 milionë funte.
Ky është transferimi më i shtrenjtë në histori të skuadrës angleze.
Richarlison me skuadrën e Evertonit ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të përfitojë edhe nga 6 milionë euro në sezon. /Express/


