Reali ofron 67 milionë euro për portierin francez

PUBLIKUAR

Real Madrid ka harruar portierin e Chelseat, Thiabut Courtois dhe tashmë ka kthyer vëmendjen nga Hugo Lloris

Skuadra spanjolle, Real Madrid vazhdon të jetë në kërkim të një portieri për sezonin e ri.

Fillimisht ishte raportuar se madrilenët kanë arritur marrëveshje me portierin Thibaut Courtois, i cili ishte më i miri në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Por, The Sund raporton se madrilenët tashmë kanë hequr dorë nga portieri i Chelseat, pasi e duan francezin, Hugo Lloris.

Për të bindur Tottenhamin që kjo marrëveshje të realizohet, Reali ka ofruar 67.5 milionë euro.

Në rast se ndodh ky transferim, atëherë Lloris do të thyente rekordin e Alisson, i cili nga Roma në Liverpool u transferua për 62 milionë euro. /Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...