Interi është ndalur me barazim nga klubi i nivelit të dytë të futbollit anglez, Sheffield United, në një ndeshje miqësore të martën në Angli.
Sheffield Unitedi dhe Interi luajtën baras 1-1 në miqësoren e zhvilluar në South Yorkshire të martën mbrëma, raporton Gazeta Express.
Vendasit kaluan në epërsi pas një aksioni të rrjedhshëm, të cilin e kurorëzoi me gol McGoldrick në minutën e 28-të.
Megjithatë, reagimi i zikaltërve ishte i shpejtë, të cilët e barazuan rezultatin me anë të Mauro Icardin në minutën e 35-të.
Kjo ishte miqësorja e tretë e Interit në këtë fushatë parasezonale, dhe barazimi i dytë, pas atij 3-3 ndaj Zenitit një javë më parë, ndërsa u mposht 3-0 nga Sioni./Gazeta Express/


