Pjesa e parë: Gjithçka flet për Barcën (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona është duke avancuar me rezultat 1-0 kundër Juventusit pas pjesës së parë të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Olympiastadion në Berlin.

Bianconerët e nisën me iniciativë ndeshjen, mirëpo në rastin e parë që dolën përpara, Blaugranët kaluan në epërsi.

Iniesta pranoi një top nga Neymar dhe ishte fantastik në asistimin e tij te Ivan Rakitic, ndërsa kroati nuk e pati të vështirë të shënonte (4’).

Që nga momenti i golit, katalunasit ishin ata që sulmonin vazhdimisht, ndërkohë që bardhezinjtë përpiqeshin ta mbrojnë portën e tyre. Buffon ishte njeriu që shpëtoi golin e dytë pas goditjes së Dani Alves.

Lojtarët e ekipit italian e kishin të vështirë ta mbanin topin edhe kur shkonin përpara, pasi skuadra spanjolle bënte presion të vazhdueshëm për ta zotëruar topin.

Sidoqoftë, ata arritën që në pak raste ta vinin në vështirësi kundërshtarin, derisa portieri i Juves sërish ishte hero për ta penguar goditjen e Suarez. /Telegrafi/

 

Fotografia: Getty Images

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...