Trajneri i Evertonit, Marcos Silva, e ka konfirmuar interesimin për Lucas Dignen e Barcelonës.
Klubi anglez është afër nënshkrimit me Richarlison nga Watfrodi, dhe pas tij mund të realizohet transferimi i Dignes.
“Tregu anglez duket se është i lehtë mirëpo nuk është. Disa lojtarë kanë arritur por duhet të arrijnë edhe të tjerët më shpejt”, ka thënë Marcos Silva.
“Richarlison dhe Digne? Ne jemi të interesuar për ta dhe shpresoj që do ta përforcojnë më shumë skuadrën tonë. Do të shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vijim”. /Gazeta Express/


