Kapiteni i Milanit i është ofruar ish skuadrës së tij, për rikthim në Torino, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Bonucci e mirëpret mundësinë e rikthimit në Juventus pas vendimit për largim nga San Siro, shkruan CalcioMercato.
Menaxheri i tij, Alessandro Lucci, është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, në Milano për të negociuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të Bonuccit te skuadra kampione e Serie A-së. /Gazeta Express/


