Ancelotti i uron suksese Milanit

PUBLIKUAR

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, dëshiron ta shohë Milanin të kthehet përsëri në majat e futbollit, me kushtin që të qëndrojë pas ekipit të tij.

Trajneri italian kishte kaluar tetë vite mjaft të suksesshme me ‘rosonerët’, duke fituar një herë Serie A-në dhe dy herë Ligën e Kampionëve para se të largohej në vitin 2009, transmeton Gazeta Express.

Tani që është kthyer përsëri në Itali, 59-vjecari po shpreson ta shohë ekipin e tij të mëparshëm të rikthehet si një ndër ekipet më të fuqishme në botë.

“Ka pasur shumë lëvizje prapa skenave në Milan. Shpresoj se ata do të mundë të sigurojnë pak qetësi për këtë klub të lavdishëm dhe fansat e tij. Shpresoj se do të rikthehen në majat e futbollit, por të qëndrojnë pak prapa Napolit,” është shprehur Ancelotti. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...