Bonucci kërkohet edhe nga Unitedi

PUBLIKUAR

Manchester United është duke e konsideruar mundësinë e blerjes së kapitenit të Milanit, Leonardo Bonuccit, shkruajnë mediat angleze.

Edhe pse qendërmbrojtësi italian iu bashkua Milanit vetëm verën e kaluar, për largimin e tij nga San Siro është spekuluar gjatë gjithë verës. Edhe kampionët francez, Paris Saint-Germain, kanë shprehur interesimin e tyre për Bonuccin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Daily Mail raporton se Bonucci është një nga tre mbrojtësit e kërkuar nga trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho. Kjo listë kompletohet nga Harry Maguire i Leicester Cityt dhe Toby Alderweireld i Tottenhamit

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...