Bellerin reagon ndaj fyerjeve për Ozilin

PUBLIKUAR

Hector Bellerin i ka dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të tij të Arsenalit, Mesut Ozil, pasi ky i fundit është pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Ozil, në një letër që e publikoi në llogarinë e tij në twitter, tha se po pensionohet sepse nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektin me të cilin është përballur në Gjermani pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin maj.

“E pabesueshme se si dikush që ka bërë kaq shumë për vendin e tij, brenda fushës dhe jashtë saj, është trajtuar me kaq mosrespekt. Të lumtë Mesut Ozil që ke ngritur zërin ndaj këtyre sjelljeve!” ka shkruar Bellerin në llogarinë e tij në twitter. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...