Ancelotti është duke parë “shenja të mira”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Carlo Ancelotti, trajneri i ri klubit italian Napoli, ka thënë se është duke parë shenja të mira nga lojtarët e tij pas fitores kundër Carpit 5-1. Kjo ndeshje ka qenë një miqësore në kuadër të turneut parasezonal.

Duke folur në konferencën për media pas ndeshjes, trajneri italian është shprehur i kënaqur me “shpirtin” e lojtarëve të tij, të cilët sezonin e kaluar përfunduan të dytët në ligën italiane Seria A, transmeton Gazeta Express.

“Pashë shenja të mira. Kam një grup të mirë dhe do të luajmë mirë,” është shprehur ai.

“Ekipi ka kualitet. Ne nuk po e zbulojmë këtë talent tani por jam shumë i kënaqur me shpirtin e djemve. Ata punojnë, por gjithashtu kënaqen.”

“Nganjëherë mund të nënvlerësosh sfida të caktuara, por unë pash një dëshirë të madhe për të luajtur deri në fund.”

Ancelotti, i cili iu bashkangjit Napolit pas përfundimit të sezonit të kaluar, do të përballet edhe me ekipe të tjera, si Chievo, Liverpool, Borussia Dortmund dhe Wolfsburg gjatë javëve të ardhshme. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...