Christian Pulisic shkëlqen në fitoren e Dortmundit ndaj Liverpoolit

PUBLIKUAR

Christian Pulisic ka shkëlqyer në fitoren e Borussia Dortmundit ndaj Liverpoolit në turneun parasezonal International Champions Cup në Shtetet e Bashkuara të dielën.

Dortmundi e mposhti me përmbysje 3-1 Liverpoolin duke e siguruar fitoren e dytë në këtë turne dhe gjashtë pikë të plota pas dy ndeshjeve, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes mbrojtësit Virgil van Dijk, i cili realizoi me kokë në minutën e 25-të, me çka u mbyll edhe pjesa e parë.

Reagimi i gjermanëve erdhi kur akrepat kishin kaluar një orë të plotë, me Christian Pulisic që realizoi penalltinë e fituar vetë.

19-vjeçari i talentuar amerikan doli në skenë edhe një herë në minutën e fundit, duke e përmbysur Liverpoolin.

Ai u përfshi edhe në golin e tretë të cilin e shënoi Larsen në minutën e tretë të kohës shtesë.

Dortmund tani prin me 6 pikë në International Champions Cup, tri më shumë se Bayern Munich në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...