Ja çfarë tha Spalleti pas ndeshjes miqësore kundër Zenitit

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka dhënë një intervistë për media pas barazimit 3-3 kundër Zenitit.

“Skuadra është kompakte, ne ndihemi mirë dhe lojtarët e kanë kuptuar kur duhet të sulmojmë e kur duhet të mbrohemi”, tha strategu italian.

“Asamoah mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse luan në mesfushë, ai me të vërtetë luajti mirë”.

“Dalbert? Ai ishte më i qetë, ne jemi duke tentuar që të shënojmë gola në ndeshje të tilla. Tani ne duhet të pushojmë sepse kemi qenë duke punuar shumë. Është shumë e rëndësishme që të pushosh në mënyrë që të pushojë edhe mendja”.

Në këtë ndeshje tre golat për Interin i kanë shënuar Antonio Candreva, Mauro Icardi nga penalltia dhe nënshkrimi i ri, Lautaro Martinez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...