United, 40 milionë për Benzema

PUBLIKUAR

Manchester United raportohet se ka filluar bisedat me agjentin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.

Manchester Evening News bën të ditur se drejtori ekzekutiv i United, Ed Woodward, është takuar me Karim Djaziri, përfaqësuesin e sulmuesit të Real Madridit, në The Savoy Hotel të Londrës të mërkurën.

Besohet se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për Benzeman, 27-vjeçar, dhe do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Realin në javët e ardhshme.

Louis van Gaal është i vendosur të shtojë kualitet në ekipin e tij këtë verë dhe e ka shndërruar Benzeman në prioritet.

Francezi shënoi 21 gola në të gjitha garat për Realin sezonin e kaluar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...