Përfundon baras drama në mes të Interit dhe Zenitit

PUBLIKUAR

​Inter dhe Zenit kanë barazuar 3:3 në miqësoren e zhvilluar në Pisa, e cila prodhoi tre gola të jashtëzakonshëm

Ndeshje e jashtëzakonshme është zhvilluar në mes të Interit dhe Zenitit, ku secila skuadër shënoi nga tre gola.

Fillimisht Antonio Candreva shënoi një supergol në minutën e 16, por mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 27’ me anë të Noboa.

Inter rikthej epërsinë në minutën e 50 me golin e Icardit nga pika e bardhë, për rezultatin 2:1.

Mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë dy gola të shpejtë. Në minutat 63 shënoi Robert Mak për 2:2, ndërsa Hermani shënoi për 2:3 në minutën e 73’të.

Por, sulmuesi argjentinas i transferuar gjatë kësaj vere, Lautaro Martinez shënoi për 3:3 në minutën e 75’, që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...