Ylli i Chelseat shumë pranë kalimin te Barcelona

PUBLIKUAR

Barcelona është shumë pranë transferimit të yllit të Chelseat, anësorit brazilian Willian.

Kalimi i mundshëm i Willianit në Barcelonë do të vijë pjesërisht falë Philippe Coutinhos. numri 14 i Barcelonës i ka folur shumë bashkëkombësit të tij gjatë Kupës së Botës për ta bindur të kalojë në “Camp Nou”, raporton Sport, përcjell Gazeta Express.

Ata e kanë kaluar një muaj së bashku në Rusi dhe sipas mediave braziliane Coutinho e ka bindur Willianin t’i bashkohet atij në Barcelonë.

Pas pesë sezoneve në Chelsea, Willian është i gatshëm të largohet dhe Barcelona dëshiron ta transferojë. Coutinho i ka hapur dyert e kalimit të tij në Spanjë në njëfarë mënyre, sepse ai tani ka pasaportë evropiane. Falë kësaj, Barça nuk do të ketë problem ta transferojë Willianin, i cili do ta zërë një vend të lojtarëve që s’kanë pasaportë evropiane.  /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...